Ledri uron fansat me një foto bashkë me “dritën e syve”
1 Janar 2021
Reperi i njohur, Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha së fundmi janë bërë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
Me rastin e ndërrimit të moteve, Ledri ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi me “dritën e syve”
Në fotografi shihet Ledri i cili e mban në krah vajzën duke uruar të gjithë për Vitin e Ri 2021, shkruan rtv21.tv.
“2020-ta ka qene e rende per te gjithe, e edhe per mu, por ne fund me solli nje drite te syve dhe ky vit po permbyllet me shume ngrohtesi. Gezuar per dite te reja plot shprese”, ka shkruar Vula.
View this post on Instagram
Më 25 dhjetor të vitit që lamë pas, rep-artisti kosovar lansoi këngën “Sot Sot Sot”./21Media