Në mediat rozë u fol gjatë për një shtatzëni të mundshme të partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxha.

Se po bëhen prindër e konfirmoi vet çifti përmes nje video buzë deti, shkruan rtv21.tv.

Rep-artisti i njohur, Ledri Vula së bashku me të dashurën, Sarën janë në pritje të një vajze.

Ledri e Sara të veshur në të zeza e plasën një balonë nga e cila doli ngjyra rozë, ku edhe e konfirmuan gjininë e fëmijës.

“Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿”, ka shkruar Ledri si mbishkrim i videos së publikuar në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Çifti tani është duke shijuar pushime në Mal të Zi./21Media