Para dy ditësh reperi i mirënjohur, Ledri Vula u bë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, sollën në jetë një vajzë.

Që prej kohës kur Ledri e bëri pubilke se po pret të bëhet baba i një vajze, ishte në fokusin e mediave rozë, shtatzënia e Sarës u përcoll në çdo hap me interesim nga to, por edhe nga fansat e shumtë të Ledrit, shkruan portali rtv21.tv

E prej dy ditësh fansat janë në pritje që ta shohin anëtaren më të re të familjes Vula, si dhe ta mësojnë emrin e saj. Babai i ri, Ledri sot ndali këtë pritje duke publikuar fotografinë e të bijës, të cilës emrin ia vunë Poem Blue.

Është një imazh që ngjall emocion, princesha e vogël Vula mban gishtin e të atit. Megjithatë, emocionet nuk munguan gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë së Sarës, që nga video kur zbuluan gjininë e bebit pranë deti, e deri të kënga “Si baba” të cilën Ledri ia dedikoi të bijes, e në të shkriu vargjet më të mira, duke shfaqur ndjenjat e tij për epitetin më të rëndësishëm që ka marrë në jetë. “Baba”./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)