Ledri nuk po qëndron pasiv

Ledri nuk po qëndron pasiv

Reperi  i njohur, Ledri Vula ishte i ftuari i radhës në emisonin “Diçka po Zihet” i cili gjatë periudhës së izolimit po realizohet me telefon nga shtëpia.

Ai me 13 mars kur edhe Kosova hyri në gjendje emergjente për shkak të pandimsë së koronavirusi, vendosi që ta lansojë albumin 10/10 i cili ishte dhuratë për fansat gjatë kësaj periudhe, shkruan portali rtv21.tv

Albumi në fjalë siç ka treguar Ledri ka qenë i planifikuar që të publikohet me 10 prill.

Por, as gjatë izolimit Ledri nuk po qëndron pasiv. Ai është duke punuar në realzimin e një videoklipi.

“Jam tu e kry montazhën edhe të spotit të fundit, e kam edhe një spot që kam me lansu”, tregoi Ledri.

Ndërkohë që nuk e përjashtoi mundësinë e realzimit të një videoklipi edhe gjatë karantinës në shtëpi./21Media