Lee Brice, këngëtari i njohur i muzikës country, nuk do të performojë në CMA Awards të mërkurën, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Brice, i cili i tregoi për AP se ai është ‘në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndonjë simptomë”.

Lee do të performonte krah yllit të muzikës ‘country’, Carly Pearce, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, të cilët njëherësh janë të nominuar me “I Hope You’re Happy Now”.

Sido që të jetë pas infektimit me COVID-19, ai nuk do të jetë në gjendje të performojë në Nashville, Tennessee.

Brice, i cili njihet më shumë për hitet “I Drive Your Truck” dhe “I Don’t Dance”, do të izolohet në shtëpi gjatë kësaj kohe derisa të kalojë gjendjen me virus.

Një zëdhënës i CMA tha që Brice u testua dhe mori rezultatin e tij para se të mbërrinte për ndonjë provë ose aktivitet të shfaqjes. Megjithëse shfaqja nuk ka një audiencë normale të fansave për shkak të pandemisë, CEO i CMA, Sarah Trahern kishte premtuar të bashkonte yjet e ‘country’ duke i mbajtur të distancuar fizikisht.