Ekipi anglez Leeds United, pasi ishte raportuar se kanë arritur marrëveshje me Bayernin për mesfushorin e tyre Michaël Cuisance, thuhet se marrëveshja ka dështuar pasi spekulohet që lojtari nuk ka kaluar testet mjekësore tek Leeds.

Cuisance kishte arritur marrëveshje personale me Leeds, ku transferimi i tij tek ta dukej se ishte i përfunduar, pasi që edhe klubet mes vete kishin marrëveshje.

Sipas gazetarit David Ornstein, 21 vjeçari Cuisance nuk i kaloi disa nga testet mjekësore dhe se marrëveshja mes dy klubeve ka dështuar. Ai do fluturojë sonte për në Gjermani, ku do kthehet tek ekipi i Bayernit.

Tekniku i Leeds United, Marcelo Bielsa thuhet se e pëlqente lojtarin shumë dhe se ishte i gatshëm që t’ia premtonte rolin e titullarit tek ekipi i tij./kp