Golashënuesi kryesor i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se do të qëndrojë në Barcelonë sepse është “e pamundur” për çdo skuadër të paguajë klauzolën e tij të lirimit dhe ai nuk dëshiron të përballet me “klubin që e don” në gjykatë.

Argjentinasi, 33 vjeç, i dërgoi një faks Barcës të martën e kaluar duke thënë se ai donte të ushtronte një klauzolë në kontratën e tij e cila ai tha që e lejoi atë të largohej falas, transmeton rtv21.tv.

Megjithatë, Barcelona dhe La Liga thanë që klauzola ka skaduar dhe ai mund të largohet vetëm për çmimin 700 milionë euro.

“Mendova dhe isha i sigurt që isha i lirë të largohesha”, tha Messi për Goal.

“Unë i thashë presidentit dhe, mirë, presidenti gjithmonë tha se në fund të sezonit mund të vendosja nëse doja të shkoja ose nëse doja të qëndroja dhe në fund ai nuk e mbajti fjalën e tij. Tani unë do të vazhdoj në klub sepse presidenti më tha se mënyra e vetme për t’u larguar ishte të paguante klauzolën 700 milionë dhe se kjo është e pamundur”, u shpreh ai.

33 vjeçari ju bashkua Barcelonës nga akademia e Neëell’s Old Boys në verën e vitit 2000, derisa 13 vjeçari u rrit në klubin Barcelonës duke u bërë legjendë e klubit./21Media