Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëveshje e dobishme për BE-në dhe Kosovën

Riho Terras, eurodeputet dhe raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur vendimin që Qeveria e Kosovës është pajtuar t’u ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua njohë letërnjoftimet pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huaj dhe atë për automjetet.
“Urime kryeministrit Kurti për marrëveshjen e arritur sot falë BE-së! Besoj se kjo është e dobishme për BE-në dhe Kosovën. Shumë e rëndësishme që më pas, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun do të punojë me Qeverinë e Kosovës dhe serbët për të integruar shërbimet shëndetësore dhe arsimore në kornizën ligjore të Kosovës, në përputhje me marrëveshjen!”, shkroi Terras në platformën X.