Lehtësohen masat antcovid për të burgosurit

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës informoi se nga sot do të fillojë lejimin e vikendeve për të dënuarit.

Si masë lehtësuese, sipas SHKK-së do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.”, bëri të ditur SHKK.

Ndërsa, pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh. /21Media

Back to top button