Liga më atraktive në botë e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, rikthehet sot me dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 18.

West Ham pret në shtëpi skuadrën e West Brom, ndërsa ndeshja më interesante e programit të ditës së sotme do të jetë mes Leicester dhe Chelsea.

Skuadra e Leicester City pret në shtëpi, në stadiumin “King Power”, gjigantët londinez Chelsean.

Pas 18 ndeshjesh, Leicester gjendet në pozitën e tretë në tabelë, me 11 fitore, dy barazime dhe pesë humbje, duke arkëtuar kështu 35 pikë.

Në anën tjetër, Chelsea më në fund arriti të ndalë serinë pa fitore ndeshjen e kaluar kundër Fulham, dhe sot do të shikojë të vazhdojë me fitore. Pas 18 xhirosh, “Blutë” e Londrës kanë regjistruar tetë fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, dhe pozicionohen në vendin e shtatë në tabelë, me gjithsej 29 pikë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Premier Ligën angleze e gjeni të bashkangjitur më poshtë.

19:00 West Ham United (9) – West Brom (19) (Stadiumi i Londrës)

21:15 Leicester City (3) – Chelsea (7) (Stadiumi King Power).