Skuadra angleze po përforcojnë radhët e tyre për sezonin e ri.

Leicester City kanë konfirmuar transferimin e talentit turk, Cengiz Under nga Roma në formë huazimi.

Anglezët do të paguajnë 3 milionë euro për huazimin një vjeçar.

Under ishte transferuar tek Roma nga Istanbul Basaksehir në vitin 2017 për 14 milionë euro, dhe për tre vite është paraqitur 70 herë në Serie A duke shënuar 13 gola./21Media