Skuadra e Pep Guardiola ka pësuar humbje befasuese në “Etihad Stadium” nga Leicester City me rezultat 2:5.

“Citizens” e filluan mirë takimin pasi realizuan golin e epërsisë pas vetëm 4 minutave lojë përmes sulmuesit algjerian Ryad Mahrez, por kjo ishte e gjitha nga ana e tyre, pasi që në vijim mysafirët morën gjithçka nën kontroll.

Ishte sulmuesi në top-formë Jamies Verdy ai i cili realizoi një het-trik në minutat 37’,57’ dhe 58 për ta përmbysur furishëm rezultatin, derisa mesfushori James Maddison e thelloi epërsinë në 1:4 me një gol të bukur në minutën 77.

Krejt çfarë bëri Manchester City ishte realizimi edhe i golit të dytë në minutën 84 përmes Ake, por Leicesteri sërish u kundërpërgjigj duke realizuar golin e pestë për rezultatin final 2:5.

Me këtë fitore, Leicester City kryeson tabelën e Premier Ligës me nëntë pikë të mbledhura pas tre ndeshjeve të zhvilluara.