Lekaj: Çështja e trustit jetike për qytetarët

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se çështja e Trustit është jetike për qytetarët. Lekaj thotë se çdo ditë merr shumë telefonata nga qytetarët, të interesuar rreth kësaj çështje.
Sipas Lekajt, gjendja është e rëndë në terren.
“Kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe!”, shkroi Lekaj.
Në anën tjetër, seanca e Kuvendit për Trustin vazhdon edhe sot./21Media

Back to top button