Që nga fillimi i edicionit 2020/21, kampionët në fuqi Liverpool-i, nuk i ka ndjekur fati sa i përket lëndimeve dhe mungesave në skuadër.

Fillimisht problemet startuan kur portieri Alisson pësoi lëndim në krah duke mbetur jashtë fushave për tre javë e gjysmë. Pas tij, “The Reds” kanë humbur për tërë edicionin mbrojtësin kolosal Virgil van Dijk, i cili ka pësuar lëndim në gjurin e majtë, ku ka këputur ligamentet në një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri i Everton, Jordan Pickford.

Tani raportohet se është lënduar edhe mbrojtësi tjetër Joe Gomez, i cili po frikësohet edhe vetë nëse do të mund të paraqitet përsëri këtë sezon. Problemet për gjigantin anglez vetëm sa vinë e shtohen më shumë.

Më poshtë janë 13 lojtarët të cilët kanë munguar gjatë këtij sezoni për Liverpool-in për arsye të lëndimeve ose të COVID-19.

1.Alisson
2.Van Dijk
3.Gomez
4.Matip
5.Fabinho
6.Alexander-Arnold
7.Thiago Alcantara
8.Oxlade-Chamberlain
9.Henderson
10.Keita
11.Mane
12.Shaqiri
13.Tsimikas.