Kuka shpresoj që lëndimi do t’i kaloj shpejt

Kuka shpresoj që lëndimi do t’i kaloj shpejt

Akil Gjakova pati një paraqitje të shkëlqyer në “World Judo Masters”, duke arritur deri në gjysmëfinale dhe ishte në garë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit, por xhudisti kosovar pësoi një lëndim në bërryl, i cili ia pamundësojë të vazhdojë garat.

Këtë e bëri të ditur trajneri Driton Kuka në Facebook.

Ai tha se luftërat e Akilit sot treguan potencialin e tij të vërtetë dhe nëse ai nuk do të ndalej nga lëndimi do të stolisej me të artën.

Akil Gjakova sot ishte në rrugë drejt suksesit më të madh në karrierën e tij! Ishte në ditën e tij perfekte duke mposhtur me Ippon gjermanin Zing, rusin Mogushkov, mandej kinezin Sayinjrigala për të ardhur më gjysmëfinale me kampionin botëror Hashimoto e kur ishte duke luftuar luftën shumë mirë gjatë një tentimi të japonezit pësoj një lëndim në bërrylin e tij dhe u desh të ndërpritej meçi! Fat i keq për Akilin, shpresoj që lëndimi do t’i kaloj shpejt! Akili s’do mund të luftoj as për medalje të bronztë ku do duhej të ndeshej me Azerin OrujovSidoqoftë Akili me këtë plasman do marr 648 pikë olimpike!”, ka shkruar Kuka.

Kujtojmë se Distria Krasniqi ka fituar dje medaljen e artë në “World Judo Masters” që po mbahet në Kinë, ndërsa Nora Gjakova u ndalë në luftën e parë nga Jisu Kim e Koresë së Jugut./21Media