Sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok është regjistruar një aksident trafiku me të lënduar.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni  Zahiti.

Ai ka thënë se tre personat që pësuan lëndime në aksident, kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 16:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, segmenti rrugor në fshatin Zhabarë, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë“, ka thënë Zahiti./21Media