Derbi ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës u ndërpre

Derbi ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës u ndërpre

Dy lojtarë të Trepçës pësuan lëndime të rënda nga një përplasje ndërmjet vete dhe më pas u vendos që të ndërpritet ndeshja, që nisi sonte nga ora 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 11-të, kur rezultati ishte 5:2, në të mirë të Prishtinës. Gjatë lojës, Vaglir Buqinca e Alban Shabani pësuan përplasje në mes vete dhe morën lëndime të rënda.

Të dy lojtarët u dërguan në spital, ndërsa u raportua që gjendja e tyre është më e mirë. Të dy lojtarëve iu thye vetëdija në spital.

Të dy klubet u pajtuan që ndeshja të ndërpritet dhe të vazhdojë një ditë tjetër.

Federata e Hendbollit u dëshiron shërim të shpejtë të dy lojtarëve dhe kthim të suksesshëm në lojën e hendbollit.