Lëndohen tre persona në aksidentin në Llapushnik

Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin “Llapushnik”.
Në aksident janë përfshirë katër automjete.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 17:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Në aksident janë përfshirë katër automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në. Në atë pjesë të rrugës qarkullimi po zhvillohet vetëm nëpër shiritin emergjent”, ka njoftuar Krasniqi.
Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin./21Media

Back to top button