Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola thotë se dëmtimi i cili detyroi Kevin De Bruyne të largohej nga fusha gjatë humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA të së shtunës ndaj Chelseat mund të jetë serioz.

Shpresat e Cityt për të fituar të gjithë trofetë përfunduan në “Ëembley” ndërsa goli i Hakim Ziyech i dha Chelseat një fitore me rezultat 1-0 dhe rezervoi vendin e tyre në finalen që zhvillohet në muajin tjetër.

Skuadra e Guardiolas ishte duke luajtur mirë, por u penalizua nga humbja e De Bruyne në fillim të pjesës së dytë për atë që dukej të ishte një problem në kyçin e këmbës.

“Nuk e di”, tha Guardiola kur u pyet për problemin e reprezentuesin belg pas ndeshjes. “Nuk duket mirë. Ai ka dhimbje. ”

Mungesa e De Bruyne, qoftë edhe për një periudhë relativisht të shkurtër, do të ishte një goditje e madhe për shpresat e Cityt për të përfunduar sezonin me tre trofe.

Titulli i Premier Ligës është i mbyllur, por lojtarët e Guardiolas do të kthehen në “Ëembley” fundjavën e ardhshme për t’u përballur me Tottenhamin në finalen e Kupës Carabao. Kjo lojë vjen vetëm disa ditë para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain.