Një burrë nga Peja ka humbur jetën pasi që është lënduar aksidentalisht derisa ishte duke e prerë një lis.

Sipas policisë rasi ka ndodhur të martën pasdite në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë.

Policia tutja ka bërë të ditur se viktima është dërguar në QKUK, por, më pas ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media