Lëndohet edhe një polic i Kosovës në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe një polic tjetër është lënduar në Banjskë.

Përmes një komunikate për media Policia ka bërë të ditur se numri i policëve të lënduar ka shkuar në tre.

“Si pasojë e sulmeve një zyrtar policor i PK-së ka pësuar lëndime kryesisht të lehta”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në sulmet në Banjskë një polic ka vdekur, tre janë lënduar, njëri prej tyre nga arma e zjarrit.

Gjithashtu policia ka njoftuae se janë vrarë edhe tre sulmues dhe një është arrestuar. Policia ka njoftuar edhe për arrestimin e katër personave të tjerë të cilët janë kapur në Rudar me radiolidhje./21Media

Back to top button