Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, u lëndua në minutën e tetë të ndeshjes ndaj Manchester Cityt. Reprezentuesi i Zvicrës u detyrua të linte fushën duke u zëvendësuar nga Dani Ceballos.

Ditët në vijim do të bëhet e ditur se sa do të mungojë Xhaka, meqë ka lënduar nyjën e këmbës së djathtë.

Minuta më vonë u lëndua edhe qendërmbrojtësi spanjoll Mari, i cili u zëvendësua nga David Luiz në minutën e 23-të.

Arsenal u mposht nga Manchester City me rezultat 3-0.