Gonzalo Higuain ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së sotme, Sulmuesi ndërpreu stërvitjet pas një problemi muskulor,

Siç njoftoi klubi, gjendja e tij shëndetësore  do të monitorohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kjo do të thotë se ai mund të jetë jashtë ndeshjes gjysmëfinale në Kupën e Italisë, e cila luhet më 12 qershor.

Rezultatet nga ekzaminimet e mëtutjeshme për Higuainin mbetet të dalin së shpejti nga stafi mjekësor i Juventusit. /21Media