Rrezikim i jetës në vendin e punës

Rrezikim i jetës në vendin e punës

Një person ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar në një firmë private.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Malishevë.

Policia përmes raportit 24 orësh, ka treguar se si ka ardhur viktima deri te ky incident.

“Viktima është lënduar derisa ishte duke e lidhur me litar një kamion për ta tërhequr pasi kishte mbretur në baltë”, thuhet në raportin e policisë.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK./21Media