Lëndohet një person në vendin e punës

 

Rastet e lëndimeve në vendin e punës nuk janë aspak të rralla.

Një rast ka ndodhur dje rreth orës 14:30 ku është raportuar për një person i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore, pas lëndimit të pësuar në vendin e punës gjatë ndërrimit të pjesëve në makineritë në vend punishte.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Astrazub të Malishevës.

Viktima u dërgua në QKUK për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.

Njësiti policor, emergjenca dhe inspektori i punës arriten menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është konfirmuar nga zyra e prokurorit se në lidhje me rastin po bëhen hetimet e nevojshme./21Media

Back to top button