Një punëtor është lënduar sot gjatë ndërtimit të një çerdheje në Prishtinë

Një punëtor është lënduar sot gjatë ndërtimit të një çerdheje në Prishtinë

Faqja “Vrojtuesit e lagjes në Prishtinë”, përmes disa fotografive të postuara kanë njoftuar se një punëtor ka pësuar lëndime gjatë punës në çerdhe.

“Inspektorati i Punës, edhe një viktimë në ndërtimtari në rrugën ‘Afrim Loxha’-gjatë punës në ndërtimin e një çerdheje. Ky punëtor është në gjendje kome”, thuhet në mbishkrimin e fotografive të kësaj faqe.

KALLXO.com ka kontaktuar me mjeken kujdestare në QKUK, Nerxhivane Halimit për gjendjen e punëtorit të lënduar, e cila ka thënë se gjendja e punëtorit është stabile.

“Pacienti është kthjellur, gjendja e tij është stabile. Lëndime ka pësuar në shputën e majtë dhe ka lëndime në gjoks. Ende nuk i kam pranuar rezultatet përfundimtare”, ka thënë Halimit./kallxo.com