Mbrojtësi i Real Madrid, Sergio Ramos, është në dyshim të paraqitet ndaj Celta Vigos në kuadër të xhiros së 17-të të La Ligas.

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, është në dyshim për ndeshjen ndaj Celta Vigos, kjo pasi që 34 vjeçari nuk u stërvit me ekipin.

Real Madrid përfundoi përgatitjet për  ndeshjen kundër Celtas  që do të zhvillohet nesër në orën, 21:00. Në stërvitjen e fundit Sergio Ramos nuk ishte i pranishëm, gjë që është një dyshim serioz për këtë takim.

Sipas ‘MundoDeportivo.com’, Ramos nuk do të jetë në dispozicion dhe nuk ka qenë në gjendje të stërvitet, kështu që paraqitja e tij për nesër është në dyshim.