Lëndohet Manaj

Lëndohet Manaj

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rey Manaj është rikthyer sot tek skuadra e tij Albacete, pas dy ndeshjeve të Shqipërisë.

Megjithatë, ai nuk ka arritur të dal fare në fushën e gjelbër të stërvitet me skuadrën e tij, sepse është lënduar gjatë një ushtrimi në palestër. Ai ka lënduar këmbën e djathtë, për të cilën ka pohuar se është duke ndjerë dhembje të mëdha.

Sulmuesi shqiptar do t’i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar masën e dëmtimit të pësuar. Aty do të vendoset nëse ai do te jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së dielës, ndaj Mirandës.

Të dielën Albacete do të përballet me Mirandës, duke filluar nga ora 16:00.