Toni Kroos ka pësuar një lëndim të muskulit në fitoren 3:2 kundër Real Betisit të shtunën.

Reprezentuesi gjerman u zëvendësua në fund të pjesës së parë nga kroati Luka Modriq.

Pas testeve të zhvilluara sot, Real Madridi ka konfirmuar se Kross ka pësuar një goditje dhe ai do të mungojë për një kohë të pacaktuar.

Skuadra e Zinedine Zidane kthehet në aksion të mërkurën ku do të ballafaqohet me Real Valladolid.