Futbollisti i Barcelonës, Filipe Coutinho nuk do të luajë për ekipin kombëtar në kualifikimet e Kupës së Botës për shkak të dëmtimit, ka njoftuar sot Konfederata Braziliane e Futbollit.

Mesfushori do të zëvendësohet nga futbollisti i Lyonit, Lukas Pacueta për ndeshjet kundër Venezuelës më 13 nëntor dhe Uruguait katër ditë më vonë. Coutinho pësoi një dëmtim në kofshë në humbjen 1:3 të Barcelonës nga Real Madrid.

Brazili ndan vendin e parë me Argjentinën në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut me dy fitore nga dy ndeshjet zhvilluara.