Problemet e gjigantëve spanjoll të Atletico Madridit u thelluan në mbrëmjen e së shtunës, përpara ndeshjes së klubit në Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Skuadra e Diego Simeones mirëpriti Levanten në “Wanda Metropolitano” për ndeshjen e tyre të radhës në La Liga dhe pësoi humbje me rezultat 2-0.

Kjo do të thotë që në katër ndeshjet e fundit, “Los Cholchoneros” kanë vetëm një fitore dhe kjo tregon që ata po shkojnë në një formë aspak të mirë në sfidën me Chelsean në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndërmjet këtyre dy skuadrave.

Rezultati përfundimtar në “Metropolitano” në mbrëmjen e së shtunës, sidoqoftë, rezultoi larg shqetësimit të vetëm për Simeonen.

Tjetri shqetësim erdhi në frontin e ekipit, kur, në fillim të pjesës së dytë, Jose Maria Gimenez u detyrua të largohej nga fusha.

Uruguajani duket se ka një problem në kyçin e këmbës dhe pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Chelseat pas vetëm 72 orëve tani që duket krejtësisht e pamundur.