Radja Nainggolan nuk do të udhëtojë me Interin sot drejt Reggio Emilias për përballjen me Sassuolon, pasi ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë dhe ka nevojë për të pushuar disa ditë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi zikaltër nëpërmjet një komunikate, ku sqaronte se mesfushori belg nuk do të jetë në dispozicion të Contes për sfidën e nesërme dhe vetëm në fillim të javës do të mësohet më shumë rreth dëmtimit të tij.