Nuk është hera e parë e me siguri nuk do të jetë as e fundit, Douglas Costa ka sërish probleme muskulore.

Sulmuesi që u përfshi për disa minuta në sfidën e djeshme të Juventusit ndaj Udineses, mesa duket ka ndjerë shqetësime e në testimet e sotme është faktuar një dëmtim muskulor i gradës së dytë.

Në këtë formë, braziliani duhet të qëndrojë pushim dhe më pas gjendja e tij mund të vlerësohet vetëm pas 15 ditësh.