Lëndohet ylli i PSG-së, mungon kundër Barcelonës
9 Shkurt 2021
Angel Di Maria do të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në e 1/16-të të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.
Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e PSG-së 2-0 në Ligue 1 ndaj Marseille të dielën.
Trajneri kryesor Mauricio Pochettino tha se 32-vjeçari do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen në “Camp Nou” më 16 shkurt, si dhe ndeshjen e Kupës së Francës me Caen të mërkurën e po ashtu edhe ndeshjen e ligës të shtunën në shtëpi me Nice.
“Siç tha klubi, do të ketë komunikim të mëtejshëm brenda javës në lidhje me Angel por pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Barcelonës është komprometuar”, tha Pochettino të martën.
Ish-lojtari i Manchester United-it dhe Real Madrid-it ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, vetëm pas Neymarit (16) dhe Kylian Mbappes (27) brenda radhëve të PSG.
“Mungesa e tij nuk është një arsye për të ndryshuar idetë tona. Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira në dispozicion. Angel ka luajtur shumë dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë dhe të na mundësojnë të fitojmë ndeshje.”, shtoi Pochettino.