Pak ditē pas rikthimit në fushë, mbrojtësi Dani Carvajal është ndalur sërish për një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Realit të Madridit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku ka sqaruar se mbrojtësi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Zidane për ndeshjen e sotme ndaj Alaves dhe se do t’i duhet të qëndrojē disa ditë pushim.

Rivlerësimi i gjendjes së Carvajal pritet të bëhet pas 10 ditësh, megjithatë referuar rasteve të ngjashme, duket e vështirë që mbrojtësi të rikthehet në fushë më herët se janari i vitit të ardhshëm.