Lëndoi një person në aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot një veturë, e cila ishte përfshirë në një aksident trafiku më 10 janar 2022 në Duhël të Suharekës, ku një person ishte lënduar, ndërsa ngasësi i automjetit kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka njoftuar se ka arritur të bëjë verifikimin e automjetit dhe personit, i cili është ndaluar dhe intervistuar për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.
Zyrtarët e policisë në Prizren, pas verifikimit zbuluan se automjeti ka qenë me targa gjermane dhe i çlajmëruar dhe nuk ishte i zhdoganuar.
Automjeti është sekuestruar në ora 16:00, ku është dorëzuar në Terminalin Doganor në Prizren.
Lidhur me këtë rast  janë ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore ndaj të dyshuarit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button