'' I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem''

” I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem”

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Emir Lenjani ka reaguar ndaj vendimit që Ballist Morina të ekstradohet në Serbi. Ai përmes një postimi është shprehur se duhet reaguar ndaj këtij vendimi dhe veprimi absurd, shkruan rtv21.tv

Ai po ashtu i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të ndërhyjnë lidhur me këtë çështje.

”Sot, më shumë se kurrë jemi bashkë, me një dëshirë e një qëllim, duke reaguar ndaj vendimit të gjykatës kroate për ekstradimin e Ismail Morinës. E konsiderojmë një veprim absurd dënimin e një tifozi, i cili shprehu në një mënyrë origjinale mbështetjen e skuadrës. I qëndrojmë pranë Ballistit, e nxisim autoritetet shqiptare që të ndërhyjnë për të zgjidhur sa më shpejt këtë problem. Të gjithë për një!#LiriPërismailMorinën”, ka shkruar Lenjani në facebook.

Ndryshe, ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Gazment Bardhi i ka bërë kërkesë autoriteteve kroate, që të mos ekstradojnë në Serbi shtetasin Ismail (Ballist) Morina, i njohur për lëshimin e dronit mbi Beograd, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri./21Media