Leonardo Di Caprio, aktori i njohur amerikan, ka publikuar fotografi të lumit Vjosa.

Di Caprio sërish i është bashkuar fushatës për mbrojtjen e lumit nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Në llogarinë e tij në Instagram, aktori pubikoi një fotografi të lumit me mesazhin “Vjosa, jo diga”.

Ai duket se i është gëzuar lajmit të Edi Ramës, që projekti i digës Kalivaç u refuzua dhe se zona do të bëhet një park kombëtar.

Tutje ai ka shkruar se “Parku Kombëtar i lumit të Vjosa do të bëhet vendi më i madh i Evropës për ruajtjen e lumenjve që mbulon disa qindra kilometra lumenj dhe përrenj dhe mbron qindra apo edhe mijëra specie, si ngjala e Evropës në rrezik global dhe flutura e Vjosës e zbuluar së fundmi. Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës dhe parku mund të bëhet një model për Strategjinë e Biodiversitetit brenda kornizës së Marrëveshjes së Gjelbër”.

Ndryshe, Leonardo Di Caprio, iu bashkua nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa, kundër ndërtimit të hidrocentaleve, rreth një viti më parë.