Drejtori sportiv i klubit Paris Saint-Germain, Leonardo de Araujo, ka theksuar për mediat franceze se ylli i Lyonit, mesfushori Aouar është një “ëndërr” për klubin nga Parisi, por në kohë jo të duhur.

Aouar është një ëndërr në momente jo të duhura”, tha Leonardo

Arsenal janë seriozisht në garë për Aouar ku spekulohet se lojtari ka marrëveshje personale me “Gooners”, por me deklaratën e sotme nga Leonardo, Arsenal mund të përshpejtojë punët me marrëveshje që ta sigurojnë lojtarin në radhët e tyre.

Për Aouar përveç Arsenal dhe së fundmi PSG, interesim kanë shprehur edhe top ekipet si Real Madrid dhe Juventus. Kartonin e lojtarit mund ta sigurojnë vetëm nëse paguhet shuma prej 50 milionë eurosh, ka konfirmuar presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas.