Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, se këtë vit s’do të ketë ahengje me njerëz. Në reagimin e tij, Labi bëri thirrje për protestë.

Kundër kësaj thirrje të Labit doli këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, e cila në arsyetimin e saj u shpreh se jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

“Jeta e qytetarit është më e rëndësishme se gjithçka tjetër! Një fjalë popullore thotë ‘çka të bëhet me të tjerët le të bëhet edhe me neve’. Në këtë shtet ka njerëz më të varfër e më nevojtarë të cilët nuk kanë mundësi as punë të thjeshtë të kenë. Për herë të parë nuk pajtohem me thirrjen e kolegut tim, Labinot Tahiri për protestë”, shkroi ajo.

Në lidhje me këtë vendim dje ka reaguar edhe Shoqata e Hotelierisë dhe Turizmit ”Pro in”. Visar Dumolli nga kjo shoqatë sot tha në “Prite të Gjelbrën”, se deklarata e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, se është mendim i gutshëm.

Dumolli tha se po presin që të kenë një takim me ministrin Vitia javën e ardhshme./21Media