Ajo është ndër emrat më të njohur të showbizit shqiptar. Përveç zërit, artistja nga Drenica shquhet edhe për stilin e veçantë.

E sikur çdo herë tjetër, edhe së fundmi 41 vjeçarja është veshur me mjaft stil. Në një imazh të publikuar për 274 mijë ndjekësit e saj në instagram, bukuroshja kosovare ka mahnitur me pamjen natyrale.

Me flokë të lëshuara dhe e veshur me ngjyrë të gjelbërt, artistja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.

Ndryshe, “A m’ke harru” është projekti i fundit muzikor i Leonora Jakupit, i cili është publikuar në korrik të vitit 2019./21Media