Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka deklaruar se nuk flet më me këngëtaren e njohur Nora Isrefi.

Leonora ka thënë se Nora ka bërë një gabim të madh ndaj saj, teksa nuk ka zbuluar se për çka bëhet fjalë.

Në pyetjen se cili është emri i personazhit publik shqiptar që nuk do t’i fliste apo nuk i flet, Leonora në emisionin “Shiko kush luan” është përgjigjur kështu: “unë nuk jam person që mbaj inate, por ‘hë për hë’ nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje”, u shpreh Jakupi.

Leonora nuk ka dhënë më shumë detaje./21Media