Rikthimi i këngëtares, Leonora Poloska pas shumë vjetësh me një këngë të re u prit mirë nga publiku, por ende dëgjohen këngët e saj të vjetra.

Ndërsa këngëtarja nuk e përjashtoi mundësinë që hitet e saj t’i këndojë në një mini-koncert aukustik.

Këtë e bëri të ditur vet këngëtarja në Instagram ku iu është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj, shkruan portali rtv21.tv

Leonora po ashtu u pyet edhe se ka bërë ndërhyrje  estetike, të cilën gjë e mohoi. E po ashtu tha se një gjë të tillë nuk preferon ta bëjë.

Këngëtarja po ashtu bëri të ditur se do të vijë edhe më një projekt të ri, por pas pandemisë./21Media