Leonora publikon albumin “Amël”
Artistja shqiptare, Leonora Jakupi ka publikuar albumin e paralajmëruar “Amël”.
“Amël” përmban pesë këngë, për të cilat Jakupi bëri të ditur se ka punuar shumë dhe me miqtë më të mirë të saj, Armendin e Aidën.
Këngët e “Amël” janë një gurë i çmuar për artisten e shumëpëlqyer.
“Amël”, “A kaloi”, “Dashnia jeme”,“Hajde nxima”, “Centin e fundit” janë këngët e albumit të cilat tashmë i gjeni në Youtube.
Të gjitha të realizuara me videoklip, Leonora është përkujdesur për çdo detaj, filluar nga dukja e deri te finalizimi i videoklipit.
“Më të dashurit e mi sonte po ju prezantojë me një mini Album i cili do të jetë në dispozicionin tuaj ditën e premte datë 10 dhjetor! Këto 5 këngë janë në fakt 5 gurë të çmuar për mua personalisht sepse i kam punuar me miqtë e mi, por jo vetëm, me ata të cilët kam vendosur gurin e parë në karrierën time muzikore, Armendi dhe Aida kanë qenë ata me të cilët kam punuar Albumin tim të parë, jam rritur me muzikën e tyre, jam përlotur me tekstet e tyre dhe kam kënaqësinë të jap e të përcjell edhe unë tek publiku një pjesë të shpirtit tim dhe të shpirtit të tyre. Më kanë kthyer pas në kohë në çdo varg e në çdo note nga momenti se kush isha kur e nisa karrierën muzikore, në vitin 96 kur çdo gjë ishte më e vështirë, shumë trishtim e dhimbje të shpirtit e kanë shëruar ata përmes muzikës”, kishte shkruar këngëtarja, kur paralajmëroi albumi./21Media