Leonora sjell pamje të bukura nga Stambolli
21 Shkurt 2021
Në këto ditë të ftohta të shkurtit, këngëtarja Leonora Jakupi ka gjetur kohë për të shëtitur. Këngëtarja nga Drenica ka vizituar qytetin e bukur të Stambollit, nga ku sot ka publikuar imazhe mjaft të bukura.
E veshur me stil, me flokë të lëshuara dhe kapelë, Leonora duket për bukuri në imazhet e fundit, shkruan rtv21.tv
Këngëtarja ka marrë komente dhe pëlqime të shumta në fotot që i ka publikuar për 286 mijë ndjekësit e saj në instagram.
Ndryshe, kënga e fundit e Leonora Jakupit është “Luj Luj”, e cila është publikuar në nëntor të vitit 2020./21Media