Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry kanë shënuar gjithsej 24 gola këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Lojtarët e Bayern kanë thyer rekordin e Cristiano Ronaldo-s dhe Gareth Bale-s, të cilët kishin arritur 23 gola në sezonin 2013/2014.

Portugezi ka shënuar 17 dhe uellsiani gjashtë gola, ndërsa kjo situatë, tani për tani, është disi ndryshe.

Lewandowski ka tundur rrjetën pesëmbëdhjetë herë dhe Gnabri nëntë herë, dhe kjo i rënditi në pozicionin e parë.

Bayern do të luajë kundër Paris Saint-Germain në finale, të dielën në orën 21.00 dhe në atë duel, dueti i klubit të Munihut do të ketë një shans për të përmirësuar rezultatin.