Lewis Hamilton është duke planifikuar të bëjë një ndryshim të madh në karrierë. Ai ka angazhuar trajnerin e vokalit të Justin Bieber, Jan Smith, për të provuar një karrierë në fushën artistike.

Nuk kam dyshim se muzika e tij e re do të dëgjohet në masë”, ka deklaruar 62-vjeçari, i cili njihet me emrin artistik Mama Jan, duke shtuar se ka udhëtuar drejt Monakos për të punuar me pilotin e Formula 1 gjatë kohës kur ai kishte pushim nga provat automobilistike.

Hamilton kishte nisur të luajë në kitarë që në moshën 13 vjeçare dhe planet e tij ishin që të fillonte një karrierë muzikore derisa menaxhohej nga Simon Fuller, personi që qëndron prapa suksesit të “Spice Girls”, në periudhën 2010-2014.