Reagojnë artistët ndaj ftesës së Goran Bregovicit në Korçë

Ftesa që këngëtari serb, Goran Bregovic të performonte në Festën e Birrës në Korçë nuk u prit mirë nga disa artistë shqiptarë.
E njëra ndër to është artistja, Eni Koçi e cila e ka quajtur turp shqyrtimin e autoriteteve përkatëse në Korçë.
Gjithashtu për ardhjen e Goran Bregovic ka reaguar edhe reperi Unikatil, i cili ka thënë se ftesa e  Bregovic në koncert tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj Shqiptarëve të Kosovës.
Ndërsa, një reagim ka ardhur edhe nga këngëtari, Labinot Tahiri, e ka fajsuar politikën për ftesën që i është bërë Bregovicit.
‘’Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë! Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë’’ , ka theksuar Labi.
Ndërkaq, përmes një video ka reaguar edhe nga Capital T i cili ka treguar ishte i ftuar që të përformonte në ”Festën e birrës”, por me të marr vesh lajmin se i pranishëm do të ishte edhe Goran Bregovicit, Capital T ishte detyruar të tërhiqej. Kështu ai i bënë thirrje Bahkisë së Korçë që ta anuloj prezencën e tij në festë.
Ndryshe, në prill 2006 Bregoviq ka mbajtur dy koncerte të mëdha në Pallatin e Kongreseve në Tiranë dhe është vlerësuar me Çelësin e Qytetit nga kryetari i Bashkisë të asaj kohe Edi Rama.
Në Kosovë dhe në Shqipëri, skena publike dhe qytetarë po e kundërshtojnë këtë koncert me supozimin se këngët e Bregoviqit kanë nxitur krimet gjatë luftës në Kosovë./21Media

Back to top button