Gjashtë adoleshente vdiqën në një aksident

Gjashtë vajza adoleshente kanë vdekur, pasi makina e tyre u përplas me një gjysmë-kamion në autostradë në Oklahoma të martën.

Sipas zëdhënëses së OHP, Sarah Stewart, vajzat, të gjitha studente në Shkollat në ​​Tishomingo të Oklahoma-s, ishin në një shenjë ndalimi disa momente përpara se makina e tyre e zezë të goditej nga gjysmë-kamioni, rreth orës 12:30 pasditen e së martës, shkruan DailyMail, përcjell rtv21.tv
Përplasja ndodhi në kryqëzimin e autostradës 377 të Shteteve të Bashkuara dhe Autostradës 22 të Oklahoma.

Imazhet nga skena e përplasjes tregojnë një makinë të zezë të shkatërruar.

Nuk ka asnjë informacion në lidhje me moshën e vajzave, apo gjendjen e shoferit të gjysmë-kamionit./21Media


 
 
 

Back to top button