Dizenjatorja e njohur Lia Stublla në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse sivjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ka dhuruar çanta shkollore për fëmijët e shkollave fillore.

Janë gjithsej 150 çanta të cilat janë shpërndarë në  nga 50 në komunën e Prishtinës dhe Ferizajt, kurse 50 për shoqatën “Nëna dhe Fëmijë të lumtur.

Në anën tjetër Stuvlla ka bërë thirrje për ndihmë në fondacionin e saj Lia Stublla pasi si♣ ka thënë ajo nuk mund t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet për shumë fëmijë në nevojë.

“Fatkeqesisht numri i femijeve ne nevoje eshte shume i madh ne nuk kemi mundesi ti mbulojme te gjithe , por ju lutem te gjithe juve te cilet keni mundesi kontriboni ne shkollimin e femijeve eshte e ardhmja e cdo vendi.” , ka shkruar ndër tjerash Stublla në Instagram./21Media

 

View this post on Instagram

 

LS FOUNDATION Ka per qellim te ju ndihmojme femijeve me kushte te veshtira rreth shkollimit , LS tash tre vite radhazi ne cdo shitje te fustanave ndan 2€ per fondacion , brenda vitit ndihmojme femijet e talentuar te cilet nuk kane mundesi shkollimi apo kurse ekstra , studente te mire te cilet kane veshtiresi me pagesen e semestrit si dhe per shtator dhurojme canta shkollore per femijet e shkollave fillore. Kete viti kemi shperndare 150 canta shkollore , 50 ne Komunen e Prishtines , 50 ne komunen e Ferizajit si dhe 50 ne shoqaten Nena dhe Femije te lumtur. Fatkeqesisht numri i femijeve ne nevoje eshte shume i madh ne nuk kemi mundesi ti mbulojme te gjithe , por ju lutem te gjithe juve te cilet keni mundesi kontriboni ne shkollimin e femijeve eshte e ardhmja e cdo vendi.❤️

A post shared by Lia (@liastublla) on